BallinaSportVIDEO/ Vrioni mahnit Amerikën për 4 minuta, sulmuesi i Kombëtares shënon dopietë...

VIDEO/ Vrioni mahnit Amerikën për 4 minuta, sulmuesi i Kombëtares shënon dopietë për një rekord

Xhakomo Vrioni ka qenë vendimtar për skuadrën e tij të New England Revolution në SHBA, duke realizuar një dopietë në fitoren që skuadra e tij mori në shtëpi ndaj Sporting Kansas.

Në vetëm 4 minuta, sulmuesi ka arritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren dhe 3 pikë të rëndësishme në kampionat. Në minutën e 31, pas një sprinti nga mesfusha, Vrioni është gjendur në vendin dhe kohën e duhur për të çuar topin në rrjetë.

Vetëm 4 minuta më vonë, Vrioni ka dyfishuar shifrat. Pas një topi të pritur jo mirë nga portieri kundërshtar, 24-vjeçari ka shtyrë topin në rrjetë. Me këtë fitore, neë England Revolution mban vendin me parë në Konferencën e Lindjes. Me këtë fitore, skuadra e Vrionit numëron 20 pikë pas 9 takimesh dhe ky është starti i dytë më i mirë në histori që ka bërë. Në vitin 2005, ekipi i tij kishte 21 pikë pas 9 ndeshjesh

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular