BallinaKronikeBejko takim në Ndroq: Fshatrat e Tiranës janë boshatisur, qeveria i ka...

Bejko takim në Ndroq: Fshatrat e Tiranës janë boshatisur, qeveria i ka lënë pa rrugë

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar disa takime ditën e sotme me banorët e Ndroqit. Bejko shprehet se qeveria i ka lënë fshatrat kaq pranë Tiranës pa rrugë dhe janë boshatisur.

Reagimi

I kanë lënë fshatrat, kaq pranë Tiranës, 25 km nga Tirana, 5 km nga rruga kryesore, i kanë lënë pa rrugë dhe janë boshatisur. Ndërkohë që kanë të gjithë këto pasuri me të cilat mund të zhvillosh ekonominë tënde shtëpiake dhe të pasurohesh, ose të jetosh mirë. Po s’u bëre i pasur jeton mirë. Kjo është e pafalshme, është e patolerueshme.

Këtu mund të ndërtoheshin bujtina sa të duash dhe natyrisht bashkia e ka për detyrë që ti mbështesë dhe t’i zhvillojë.

Thjesht rrugët, kaq duan shqiptarët, nuk është se po kërkojnë salltanete të mëdha. Salltanete e mëdha janë privilegj i elitës politike qe ka ngal aty, Rama Berisha, Meta çirakët e tyre që bëjnë spektakël politik, bëjnë sikur po punojnë për fshatrat. Në 1902 mln euro që ka buxhet bashkia, 1 mln euro e ka investuar për fshatin. Asgjë fare, qesharake. 10 mln euro jep bashkia për inceneratorët që s’janë në punë. Këto janë shumë të frikshme për bashkinë, ndërkohë që fshatrat i ke të gjitha jashtë sistemit.

Ne kemi menduar që Ndroqi të jetë një nga zonat e lira ekonomike, që do të thotë se kush bën biznes në turizëm malor, ambiental, do të ketë 0 taksa. Prioriteti i Bashkisë Tiranë në drejtimin tim do të jetë bërja një rrjeti prej 250 km që do e lidhi edhe më mirë qytetin me të gjitha fshatrat përreth me kurorën Tiranës. Kjo do të bëjë që ju t’i nxirrni me kollaj produktet në treg, e të kthehen në shtëpitë e tyre. Por e keni vetë në dorë ndryshimin, për të larguar këtë klasë politike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular