BallinaAktualitetEMRI/ Zhduket prej 15 ditësh shqiptari në Greqi, familja: Mund të jetë...

EMRI/ Zhduket prej 15 ditësh shqiptari në Greqi, familja: Mund të jetë në …

Është zhdukur prej 15 ditësh shqiptari në Greqi, Shkëlqim Hysi, nga Tepelena. Ky i fundit mësohet se ka humbur kontaktet me familjen më datë 9 prill 2023.53-vjeçari u nis në datë 7 prill në darkë me autobus nga Kakavija për në Athinë dhe pastaj me traget po atë ditë për në Ishullin Kos. Aty shqiptari nuk gjeti vend për strehim dhe u detyrua të kthehej në Shqipëri.

Më pas shqiptari mori tragetin për në Athinë, trageti ndaloi në Syros, zbriti sepse bëri debat me punonjësit e tragetit në orën 2 të natës dhe aty ai shkoi të flejë gjumë në një ndërtesë, pronari i së cilës e akuzoi për vjedhje. Për shkak të akuzave, Shkëlqimi u largua nga aty dhe la çdo dokument dhe disa sende bashkë me telefonin.

Ndërkohë më datë 8 prill shqiptari u pa në Syros duke pirë kafe në lokal afër portit dhe më pas nuk dihet asgjë për Shkëlqimin. Familja dyshon se Shkëlqim Hysi, nga Tepelena mund të jetë në burg. Personi i humbur është i martuar me dy fëmijë, të cilët janë në merak për babain e tyre.

Kush e sheh 53-vjeçarin, familja e tij lutet që të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 614 8931.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular