BallinaShow BizzZendaya, zyrtarisht fytyra e re e Louis Vuitton!

Zendaya, zyrtarisht fytyra e re e Louis Vuitton!

Pasi shërbeu si ambasadore e Valentinos që nga viti 2020, Zendaya zbulon një bashkëpunim të ri me një nga emrat më ikonë të modës. Aktorja 26-vjeçare është bërë fytyra e re e Louis Vuitton, e cila e përjetëson në një fushatë reklamuese që ka në fokus çantën e përjetshme Capucines. Pasi mori pjesë në rreshtin e parë në shfaqjen vjeshtë-dimër 2023 të shtëpisë franceze të modës në Paris, Zendaya konfirmohet si ambasadore e shtëpisë së Louis Vuitton.

Brenda fushatës, Zendaya kërcen me melodinë e “Girl, You’ll Be a Woman Soon” në interpretimin e Urge Overkill dhe ka stile dhe madhësi të ndryshme të Capucines. Ylli i “Euphoria” dhe “Dune” zbuloi për Vogue se ajo u rrit me fushatat reklamuese të Louis Vuitton, si ajo që përjetësoi fytyrën e Naomi Campbell në vitet 2000. “Nëse blej diçka, dua që ajo të zgjasë vërtet”, tha Zendaya në intervistë, për çantën Capucines.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Zendaya dhe Tom Holland duket se sa vijnë dhe po bëhen më seriozë në lidhjen e tyre. Ylli i “Euphoria” është fotografuar në një shëtitje në Londër me të dashurin e saj Tom dhe prindërit e tij, Dominic Holland dhe Nikki Holland.

Rikujtojmë, se Zendaya dhe Holland fillimisht ndezën thashethemet për lidhje pasi luajtën përkatësisht Peter Parker dhe MJ në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017. Por romanca e dyshes u konfirmua në korrik të vitit 2021. Tom dhe Zendaya fillimisht filluan të takoheshin gjatë xhirimit të filmit të parë, megjithëse dyshja nuk e konfirmuan kurrë lidhjen mes tyre. Dy vjet pas ‘ndarjes’ të tyre, ata u fotografuan duke u puthur në muajin korrik të vitit 2021.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular