BallinaAktualitetKurorëzimi i Mbretit Charles/ Ambasada Britanike në Tiranë del me njoftimin e...

Kurorëzimi i Mbretit Charles/ Ambasada Britanike në Tiranë del me njoftimin e rëndësishëm

Kurorëzimi i Mbretit Charles III i Mbretërisë së Bashkuar do të mbahet në datën 6 maj, por evente për të do ketë edhe në Tiranë.

Përgatitjet për ngjarjen e madhe kanë nisur tashmë në Britaninë e Madhe, por gjithashtu një ceremoni pritjeje do të organizohet edhe në Kopshtin e Rezidencës në Tiranë. Detajet i ka bërë me dije ambasada britanike në Shqipëri.

“Ambasada Britanike organizon një Pritje në Kopshtin e Rezidencës për të kremtuar kurorëzimin e Madhërive të Tyre Mbretit Karli III dhe Mbretëreshës Camilla. Gjatë pritjes do të shfaqet drejtpërdrejt ceremonia zyrtare e Kurorëzimt. Aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë, më 6 maj, në Rezidencën e Ambasadorit dhe do të jetë e hapur për një numër të ngushtë shtetasish britanikë që jetojnë në Shqipëri,”– thuhet në njoftimin e Ambasadës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular