“The Guardian” i ka bërë homazh këtë të hënë Ivan Moscovich. Ai konsiderohej një legjendë në botën e enigmave dhe lojërave për të cilat duhet ta vrisje pak mendjen. Ai ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 96-vjeçare. Ivan kishte prindër hungarezë, por ishte lindur në Novi Sad të Jugosllavisë në 1926. Jeta e tij ka qenë e trazuar pasi u dërgua në kampin e Auschwitz nga nazistët.
Ai mundi të mbijetojë dhe pas luftës bëri karrierë në politikën jugosllave deri ministër i Titos. Megjithatë ai do të mbahet mend si një një shpikës mjaft pjellor i lojërave dhe kuize-ve. Ai është një nga autorë më të shitur të librave me enigma. “Libri i madh i lojërave të mendjes” shiti rreth gjysmë milioni kopje. Më poshtë vijnë disa prej tyre të marra nga libri i tij.
1. Ishte e para pula apo veza?
Zgjidhja: Veza.
Shpjegimi: Ju nuk e specifikuat llojin e vezës. Sigurisht që ka pasur vezë përpara se të kishte pula, vezë dinosauri, për shembull.
2. Si mund të ndërtoni një shtëpi që ka një dritare në të 4 muret, por çdo dritare të ketë pamjen nga jugu?
Zgjidhja: Ndërtojeni në Polin e Veriut
3. Njeriu i fundit
“Burri i fundit në tokë u ul vetëm në dhomën e tij. Papritmas u trokitën në derë!”
A mund të ndryshoni një fjalë në fjalinë e mësipërme për ta bërë më të plotë izolimin e burrit para trokitjes në derë?
Zgjidhja: Ndrysho fjalën “burrë” me “person”.