BallinaSportNuk arbitron në Superiore që prej 3 prillit, Redi Jupi zbulon prapaskenat...

Nuk arbitron në Superiore që prej 3 prillit, Redi Jupi zbulon prapaskenat me Enea Jorgjin: I kanë çuar një mesazh dhe i kanë thënë…

“Momenti më i vështirë në karrierë ka qenë një ndeshje që vendosi sezonin, mes Kukësit dhe Skënderbeut. Me vendimmarrjet e mia atë kohe, u acaruan tifozët, por gjithçka është lënë pas tani më dhe besoj se gjithsecili duhet ta ketë kuptuar që nuk ka qenë Enea ai i asaj ndeshjeje”, u shpreh Enea Jorgji në një intervistë të dhënë për “Vizion Plus” një muaj më parë.  

Nëse do t’i hedhim një sy ndeshjeve të muajit prill, që janë zhvilluar në Superiore dhe në Kupë, vihet re mungesa e gjyqtarit Enea Jorgji, i cili nuk ka qenë në asnjë prej tyre. Elbasanasi, i cili shpeshherë është protagonist për mirë apo edhe për keq me vendimet e tij, nuk ka gjykuar që prej datës 3 prill, kur në kryeqytet mbajti ndeshjen Dinamo-Korabi, e vlefshme për Kategorinë e Parë. 

Nuk dihet nëse Jorgji ka ndonjë problem që po e mban larg fushës ose ndonjë dëmtim të mundshëm, apo ka të bëjë deklarata që gjyqtari ka bërë rreth një muaj më parë, e cila ishte si “fishkëllimë” për FSHF-në, që e ka harruar deri tani apo është ndonjë arsye tjetër. 

Në lidhje me situatën e pakuptimtë me Enea Jorgjin, foli edhe Redi Jupi, i cili në studion e “Procesit Sportiv” deklaroi shkurtimisht:  

“I kanë çuar një mesazh Enea Jorgjit dhe i kanë thënë do të arbitrosh kur të gjesh veten”, u shpreh Jupi.   PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular