Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, i njohur dhe si “Koçolja”, janë të zhdukur që prej datës 6 prill, teksa policia dyshon se të dy mund të jenë vrarë.
Ditën e sotme ka folur miku i Thodhorit, i cili ka dhënë detaje mbi lëvizjet e tij pak ditë para se të zhdukej së bashku me Koçolen. Altin Gjini ka deklaruar se Koçolja ishte shfaqur tepër i shqetësuar dhe shpesh kishte ankth. Ai tregon se në telefon e merrte një person, i icli nuk e përmendte emrin, por i thoshte gjatë gjithë kohës “jam ai”, duke lënë të kuptohet se vetë Leonardi e ditne me kë po komunikonte.
“Ne kemi sinjalizuar për zhdukjen e tyre që në datën 8. Koçolja ishte shumë i shqetësuar dhe kishte ankth, shihte vetëm nga rruga. Kur e merrte në telefon dikush i thoshte Fatmiriti “jam ai”. Se kush ishte ai, mbetet mister. Pa ndodhur zhdukja e tyre ka ndodhur një bisedë me një person, ishte një bisedë shumë kërcënuese. Të zhduken 2 persona për 21 mijë euro mua më duket absurde. Asnjë grup kriminal nuk rrezikon për aq.”- tha Gjini.