BallinaKronikeZhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit, gjashtë persona të dyshuar. Familjarët e tyre...

Zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit, gjashtë persona të dyshuar. Familjarët e tyre takohen me Muhamet Rrumbullakun

Dje kanë mbërritur në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë. Një grup prej tre vetash nga familjarët janë takuar me kryepolicin e vendit, Muhamet Rrumbullaku, të cilët pretendojnë se i kanë lënë brenda kërkesat e tyre, por ajo që i habit ata dhe opinionin publik është tërheqja e policisë nga kërkimi në terren për gjetjen e trupave të tyre.

Sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor mësohet se dyshimet e forta kanë rënë mbi 6 persona, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar për eliminim fizik të dy shokëve, të cilët rezultojnë të zhdukur që me datë 6 prill. Vëllai i sarandjotit tha publikisht se ngjarjen e kanë lënë në duart e Policisë së Shtetit, ndërkohë që vëllai i fierakut bëri me dije se nuk e njihte shokun e të vëllait, pasi ai nuk e kishte parë ndonjëherë në shtëpinë e tij. Në fakt Fatmir Sulovari prej shumë vitesh ishte banues në Ksamil të Sarandës, atje ku sipas të dhënave të policisë ai kishte në pronësi edhe një biznes mjaft të njohur për banorët dhe jo vetëm të Sarandës.

HETIMET

Prokuroria e Sarandës, ditën e djeshme ka shfaqur pakënaqësi nga publikimi i fotos së njërit nga të dyshuarit që mund të ketë marrë pjesë në rrëmbimin dhe zhdukjen e dy 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Në një reagim zyrtar, organi hetimor i qytetit bregdetar saktësoi se çdo informacion që nuk del nga prokuroria dëmton hetimet, ndonëse ngjarja ka thuajse 1 muaj që kur ka ndodhur dhe prokuroria dhe policia kanë vetëm një të ndaluar, edhe atë për shkak të implikimit në moskallëzim krimi.

Nuk ka asnjë të dhënë tjetër për të dyshuar, akuzuar apo të kërkuar që të kenë dalë publikisht emrat e tyre, edhe pse sipas të dhënave ata rezultojnë të larguar nga Shqipëria dhe më e keqja për grupin hetimor deri më tani është mosgjetja e asnjë gjurme nga të zhdukurit! Sipas të dhënave mësohet se gjatë këtyre ditëve, ditë kur është ngritur dhe ka funksionuar grupi hetimor për këtë ngjarje të rëndë është arritur të sigurohen prova dhe fakte të pakundërshtueshme të një rrëmbimi të mundshëm dhe të mbajtjes peng të tyre në një ambient të lëshuar me qira, pikërisht nga personi që kanë në pranga për këtë ngjarje. Por policia ende nuk ka mësuar se çfarë fati kanë pasur dy burrat që u rrëmbyen afër mesnatës së 6 prillit në një zonë që njihej shumë mirë prej Thodhorit.

GRUPI KRIMINAL

Grupi hetimor pretendon se ka mundur të sigurojë gjurmë dhe profile shkencore të 6 personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në atë ngjarje, por pa ua bërë me dije emrat, për shkak të sekretit hetimor. Në fakt, ekzistojnë edhe një mori pamjesh filmike, por policia dhe prokuroria lëvizën shumë vonë, pamje nga të cilat u mësua edhe për llojin e automjeteve që u përdoren në ngjarje. Ajo që mbetet ende mister është fakti se motivi i qartë i atij rrëmbimi me pasojë zhdukjen e dy personave ende nuk është konkretizuar.

Dyshohet se ka të bëjë me prishje pazaresh, por policia nuk e ka të qartë nëse bëhet fjalë për trafik droge me Greqinë apo bëhet fjalë për ndonjë pronë në Sarandë. Sipas policisë është provuar se i arrestuari Sofokli Baxheri, është njeriu që ka gjetur shtëpinë me qira në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është gjendur dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën është rrëmbyer në Sarandë, Fatmir Sulovari. Baxheri, ka çuar personat në ambientet e shtëpisë në Nivicë dhe është larguar.

Ai ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ja kishte dhënë me qira një personi që jetonte jashtë shtetit. Por policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë. Makina tjetër tip “Benz-Mercedez” me targa të vjedhura në Tiranë, prej muajit dhjetor 2022 është mbajtur në një banesë në fshatin Nivicë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular