BallinaIntervistaKreu i degës së PD Nju York, Prel Dedaj: Demokratët krah SHBA...

Kreu i degës së PD Nju York, Prel Dedaj: Demokratët krah SHBA në pushtet në 2025! Ja angazhimi im për 14 majin!

Zgjedhjet e 14 majit shoqërohen me të papritura. Teksa mazhoranca duket e vendosur në të vetën për të fituar sa më shumë bashki edhe me mënyrat që di Rilindja, e kundërta po ndodh në opozitë, duke qenë se ajo ka hyrë e ndarë në këto zgjedhje. Situata më e veçantë është në PD, teksa Sali Berisha ka vendosur që për herë të parë nga themelimi, prej ditës që i është bashkuar, të mos bëj fushatë për logon PD dhe kandidatët e saj. Kjo situatë ka krijuar konfuzion deri diku në opozitë, por mjaft prej drejtuesve dhe mbështetësve të PD janë të qartë në qëndrimin e tyre: Për një PD antikomuniste, perëndimore, krah SHBA! Njëri prej tyre, një personazh karizmatik, kontribues real në PD, prej themelimit të saj, një person që në kuptimin e plotë të fjalës është një histori suksesi në të përditshmen e tij, ka qenë mjaft aktiv në rrjetin e tij social dhe daljet publike në mbështetje të PD, tezave që ka hedhur kjo forcë politike e cila duhet dekomunistizuar dhe që nuk duhet humbur orientimi euroatlantik, qëndrimi pro SHBA dhe BE, këto ditë ndodhet në Tiranë në mbështetje të PD dhe kandidatëve të saj, veçanërisht Roland Bejkos!
Quhet Prel Dedaj kreu i Komisionit Nismëtar dhe kreu i degës së PD Nju York, i zgjedhur para disa ditësh mes një grupi intelektualësh dhe atdhetarësh demokratësh. Zoti Dedaj rrjedh nga shtresa e të përndjekurve politik, shtresës së shoqërisë e cila nuk pati frikë dhe u përballë me diktaturën dhe kurrë nuk pajtohen me padrejtësinë e cila në këto 32 vite pseudodemokraci politika e veçanërisht PD iu ka borxh, sepse nuk ka bërë sa duhet për ta!
Prel Dedaj ka qenë mjaft aktiv në strukturat e PD për gati një dekadë e gjysëm në Shqipëri, derisa vendosi të largohet drejt SHBA. Ka qenë i vëmendshëm ndaj  zhvillimeve politike në këto 3 dekada, derisa u bë mjaft aktiv duke iu bashkuar vendimarrjes së Lulzim Bashës i cili e orientoi partinë drejt perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zoti Dedaj nuk ka asgjë personale me asnjë politikan të çdo niveli, por është i qartë se partia që ai i dha nga ditët më të mira në moshën e rinisë duhet të jetë antikomuniste dhe të përparojë drejt mardhënieve të mira me perëndimin dhe SHBA dhe të mos ketë kthehet në bunker dhe të devijohet drejt lindjes!
Në një intervistë për startnews.al, Prel Dedaj flet pse vendosi të riangazhohet politikisht, të jetë krah PD zyrtare dhe Lulzim Bashës pas vendimit të tij për të pezulluar nga grupi Parlamentar Sali Berishën. Më tej z.Deda flet për të shkuarën dhe ardhmen e PD.
Zoti Dedaj ju keni qenë një emër i njohur në politikën e ditës me PD, mjaft aktiv në dekadën e parë pas rënies së komunizimit, por i zhgënjyer vendosët të largoheshit drejt SHBA. Përse vendosët të riangazhoheshit, të ishit një zë në mbrojtje të PD dhe vendimit të Lulzim Bashës për pezullimin e liderit histori Sali Berishës nga grupi parlamentar. Përse ky angazhim juaji?
Eshtë e vërtet që i jam bashkuar PD prej themelimit dhe për faktin që prejardhja ime ishte nga shtresa e të persekutuarve politik. Unë, njerëzit e mi bashkëvuajtës në diktaturë, të tjerë të shtresës sime besuan që me rënien e diktaturës dhe themelimit të një force antikomuniste si PD, e drejta qoftë dhe morale duhej çuar në vend! Për fat të keq, ndër vite në PD gjërat nuk ndryshuan ose më saktë lëvizën shumë pak dhe nuk shkuan aty ku duhet. Edhe përsa kohë që isha aktiv në polikë apo administrate, konstatova që prioritet, ose hapësirë në karrierë nga qeverisja e PD, lidershipi i saj iu jepej individëve të cilët kishin një të shkuar të errët, kishin një lidhje komuniste, një dosje etj! Personalisht sa isha aktiv kam rezistuar, jam përplasur sa kam mundur, por lidershipi i partisë ishte i qartë në devizën e tij për të mos e rehabilituar, integruar shtresën tonë të ish të përndjekurve! Sot besoj është e qartë që kujt iu dhurua karrierë e pamerituar në PD. Shqiptarët e veçanërisht demokratët i dinë me emra! Unë e kisha kuptuar ndaj dhe u largova sepse komunistët ishin në bashkëpunim dhe nuk mund të kisha mundësi që bazuar në meritokraci të bëja karrierë në PD!
Sa i përket pyetjes se, përse vendosa të riangazhohesha politikisht, qoftë dhe me qëndrimet e mija publike krah PD, ka një të vërtet që dua ta them. Në fakt krah PD kam qenë dhe para 9 shtatorit, i kam besuar lidershipit të Lulzim Bashës, por ai u sabotua në mënyrë sistematike brenda partisë në bashkëpunim me trekëndëshin qw tw mos zgjidhej kryeministër në 2021! Një arsye më shumë ishte të qenit aktiv ishte edhe fakti që Lulzim Basha mes Sali Berishës dhe SHBA, zgjodhi aleatin tonë të vyer, shtetin me demokratik në botë që ka investuar shumë ndaj çështjes shqiptare pavarësisht administratave republikane apo demokrate!

Të qenit pro lidershipit të Bashës dhe PD zyrtare të sotme me kryetar Alibeajn është edhe qasja e tyre për të ringritur PD e trumbetuar në ‘90, një force politike antikomuniste dhe perëndimore. Si për ironi të fatit, Sali berisha që i propogandonte më të madhe këto dy shtylla bazë të ekzsistencës së një force politike në Shqipëri,  sot i është turrur SHBA, përfaqësuesve të saj duke i akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme (si Enver Hoxha në kohë), si dhe mbështetësit e tij ende të pandriçuar sa duhet, i ka orientuar drejt një qasje antiSHBA. Kjo për mua është e pafalshme, e papranueshme dhe vija e kuqe ndarëse me çdokënd! Nuk e dua një fitore dhe pse ajo është e pamundur në këto rrethana, duke qenë kundra Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Zoti Dedaj, siç duket veç qëndrimeve publike duket se ju jeni angazhuar edhe më shumë, sepse më 15 prill së bashku me një grup intelektualësh dhe atdhetarësh demokrat keni kijuar degën e PD në Nju York. Përse një vendim i tillë dhe çfarë misioni keni?
Themelimi i degës së PD në Nju York më 15 prill nga një grup intelektualësh shqiptaro-amerikan erdhi si pasojë e një reflektimit të thellë personal, por dhe miqve të cilët kërkojnë të kontribuojnë dhe realizojnë pikërisht atë që unë kam pasur dëshirë, ku e përmenda dhe më sipër një PD antikomuniste dhe euroatlentike, e lënë në mes ose e pa nisur fare si proces në PD me lidership Sali Berishën!
Inisiativa e krijimit të kësaj dege, ishte produkt i vullnetit të këtyre intelektualëve, të cilët kanë kontribuar me role e detyra të ndryshme në PD, që nga themelimi i saj e deri në vitin 2000 dhe të tjerë që dëshirojnë normalitet e zhvillim të qëndrueshëm për vendin e tyre, por për shkak të intolerancës dhe prepotencës që zaptuan udhëheqjen e kësaj partie, gjë që solli tjetërsimin e saj nga misionare në mjet për interesa të caktuara të një suite që pretendoj të shpallej dinasti, u detyruan të shkëputen e të mërgojmë drejtë perëndimit, modelin e të cilit e kishin moto të tyre që nga lindja PD, ku liritë e të drejtat njerëzore përcaktohen nga ligji, jo posti dhe fuqia që i jep pasuria individit.
Kjo degë e sapo krijuar, nuk frymëzohet nga pasioni për konflikte apo kundërvënie ndaj asnjeriu që mendon ndryshe, as si pikë referimi për PDSH, por si një faktor i qartë politikisht me qëndrim të palëkundur pro perëndimor.
Ne, si degë e Partisë Demokratike, nuk do të lejojmë të spekulohet për të na përdorur si dekor, udhëheqësit e kësaj partie për të stolisur fjalimet e tyre megalomane, siç është vepruar në këto 33 vite, me thënien “emigrantët jane urë miqësie”, por me punën tonë në favor të mbarvajtjes e normalitetit të vendit, do të shëndrohemi në urë idesh e kulture demokratike. Krijimi i kësaj dege, u pa si nevojë për të fuqizuar frontin e demokratëve që kjo parti të vijë në pushtet sa më parë të jetë e mundur, me mision ndryshimin e shkurtimin me shpejtësi të nxituar të distancës nga vendet europiano-perendimore.
Ne si grup nismëtarësh dhe gjithë anëtarësia që do t’i bashkohet kësaj nisme në të ardhmen, do të kemi si moto jo vetëm mbështetjen morale për demokratët, por edhe përfshirjem tonë me propozime e pjesmarrje, duke ofruar disponibilitetin tonë edhe për të marrë përgjegjësi aty ku do ta gjykojë partia se eksperienca jonë e fituar në perëndim do të jetë e nevojshme.
Njëkohesisht do të jemi luftëtarë të pakursyer në realizimin konkret të reformave, si ato brenda partisë për të liruar cilindo që militon i sforcuar duke u drekosur në PD e darkosur te LSI-a apo çdo forcë tjetër politike me program e vizion ndryshe nga ai i demokratëve, siç aktualisht konstatohet për disa drejtues të rëndësishëm në kryesinë e partisë a në disa degë të saj, por edhe të atyre reformave që misionin e zhvillimit e të përparimit të vendit, do t’ua heqin nga duart oligarkëve, të krijuar enkas nga mafia politike për të mbajtur peng shtetin me organet që duhet të jenë me ligj në mbrojtje të interesave qytetare, si drejtësinë gjithnjë të kontrolluar nga politika apo sindikatat aktualisht inekzistente, parlamentin deri tani edhe qeverinë e opozitën, mision i cili do t’iu ngarkohet vetëm kapitalistëve si marathonomakët e zhvillimit e perparimit, historikisht e kudo në botë. Ishin pikërisht këto arsyet që na motivuan për krijimin e kësaj dege, ndaj i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë, që në çdo organizim apo lëvizje që do të ndërmarri, të na konsiderojë pjesë të sajë edhe ne, në të mirë të vazhdimësise se saj.
Misioni dhe riangazhimi yt është në një moment të vështirë për PD që megjithse një logo 32-vjecare, forcës politike i duhet të ngrihet në madhështinë e saj, por kësaj here duke përmbushur misionin e saj si forcë e djathtë dhe euroatlantike pwrballë të shkuarws politike? A keni besim se do të ia dilni?
Një nga nga motivet që më përfshiu në këtë nisëm është pikërisht qëllimi që lidershipi i ri i PD ka që kjo forcë politike të kthehet të vlerat që mbart! Tashmë është artikuluar qartë si nga Lulzim Basha po ashtu dhe drejtuesit e tjerë të PD që sot e drejtojnë, që kjo forcë politike duhet të mbajë kokën nga perëndimi. Shqiptarët janë proamerikanë, ndaj asnjë tentativë e atyre që kanë pasur dhe mbështetjen amerikane dhe sot janë bukëshkalë nuk do të mund t’i çojnë në rrugë të gabuar! Përse u riangazhova tani?! Rikthimi im në politikën aktive është për faktin që së pari më pëlqejnë sfidat, dua të realizohet ajo ëndërra ime e rinisë Shqipëria pjesë e familjes Europiane me PD që e premtoi, antikomuniste si dhe krah SHBA, si një logo e krijuar dhe hipotekuar prej tyre. Unë kam besim absolut që me proceset e reja të riorganizimit PD do të ngrihet fuqishëm duke lënë pas të shkuarën, duke kërkuar falje për gabimet e saj, duke promovuar intelektualë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë që nuk i kanë vjedhur qytetarët, nuk iu kanë futur duart ne xhep shqiptarëve, si dhe duke u përballur trekëndëshin e Bermundës dhe bërë një ndryshim rrënjësor dhe cilësor në qasje dhe platforma. Unë besoj që PD do të jetë shpejt alternativë qeverisëse dhe jam i sigurt që në zgjedhjet e 2025 do të jetë në pushtet me mbështetjen e SHBA!
Zoti Dedaj, ju ndodheni në Tiranë prej shumë ditësh dhe jeni angazhuar duke dhënë kontributin tuaj krah kandidatit Roland Bejko po jo vetëm, po kontriboni dhe në zona të tjera ku mundeni. Përse ky angazhim juaji dhe cili është apeli që keni ndaj qytetarëve për 14 majin?
Personalisht si qytetar, si demokrat, e ndjeva si detyrë që duhej të vija dhe jepja kontributin tim aq sa mundem për Partinë Demokratike në këtë moment të vështirë, e cila është vënë nën shënjestër të trekëndëshit të Bermundës së politikës shqiptare me qëllimin e vetëm; shkatërrimin e saj dhe ruajtjes së pushtetit mes tyre dhe të privilegjeve që iu jep. Kjo ka ndodhur në 32 vite në Shqipëri, ndaj ky është momenti që politika të ndryshojë, të shkohet tek qytetarët me një tjetër qasje, mentalitet dhe program së bashku me lidershipin e ri të PD që do të jetë garant i qeverisjes së vitit 2025! Do të ndihmoj kandidatin e Tiranës Roland Bejko, por edhe aty ku do të mund të kem ndikim dhe akses do të punoj për fitoren e PD ku është e mundshme si dhe një rezultat sa më të mirë aty ku nuk mund të arrihet kjo fitore. Apeli im për çdo democrat, çdo qytetar të Shqipërisë është votoni logon PD, votoni kandidatët e saj aty ku ka sepse vetëm me Partinë Demokratike Shqipëria do të mund të jetë pjesë e familjes së madhe Europiane. Kjo do të ndodh sepse teksa proceset integruese avancojnë, zyrtarët europianë do të iu duhet të bashkëpunojnë për integrimin me politikanë dhe drejtues institucionesh të pakorruptuara. Vetëm me PD si alternativë e besueshme qeverisëse dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA, Shqipëria do të jetë shumë shpejt pjesë e Bashkimit Europian. Koha do e provojë, sepse është ilaçi më i mirë. Vota më 14 maj duhet vlerësuar, nuk duhet shitur dhe hedhur siç ka ndodhur këto 32 vite dhe vendi ka qëndruar në vendnumëro peng i konflikteve të një grushti politikanësh që ndërrojnë karriket më marrveshje, për interesat e tyre.
Më 14 maj të votohet nr.9, votoni Roland Bejkon në Tiranë dhe kandidatët e PD në bashkitë ku kanë kandiduar.

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular