Shkak është bërë largimi nga stërvitja e klubit pa marrë leje, për të fluturuar drejt Arabisë Saudite dhe për të marrë pjesë në disa reklama të turizmit vendas. Kjo lëvizje jo e menduar mirë nga “Pleshti” është në kundërshtim të plotë me rregullat e klubit, të cilat janë mjaft strikte dhe të përcaktuara qartë.

Tashmë divorci mes palëve në verë duket i mundur. Messi ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon, ndërsa në edicionin e parë në Parkun e Princave zhvilloi 26 ndeshje.