BallinaSportLajme aspak të mira për Kumbullën! Zbulohen detajet e operacionit dhe kthimi...

Lajme aspak të mira për Kumbullën! Zbulohen detajet e operacionit dhe kthimi në vitin 2024

Marash Kumbulla po bëhet gati për një periudhë shumë të gjatë larg fushave të lojës. Periudhë që sipas mediave italiane, përkon me mbylljen para kohe të aktiviteteve futbollistike për mbrojtësin e kombëtares shqiptare sa i përket vitit 2023.

Ndeshja ndaj Milanit disa ditë më parë ka rezultuar fatale për mbrojtësin shqiptar. Përplasja e tij me Zhiru soli një dëmtim në ligamentin kroçat dhe u kuptua menjëherë se situata ishte problematike. “Corriere Dello Sport” bën të ditur se mbrojtësit iu bë e qartë se i nevojitej medoemos ndërhyrja kirurgjikale dhe ai nisi të kërkonte një klinikë të përshtatshme për të.

Sot është mësuar se Kumbulla ka vendosur të operohet në klinikën e specializuar “La Madonnina” në Milano, me klubin e Romës që do të ndjekë më pas hap pas hapi rikuperimin e tij për ta kthyer në fushat e lojës.

Por pikërisht ky rikuperim është padyshim lajmi më i keq për mbrojtësin shqiptar, pasi nga një ndërhyrje e tillë, duhen 6 deri në 8 muaj nëse gjithçka shkon sipas planit, për ta parë në fushën e lojës që nga momenti i operacionit. Kjo do të thotë se për Kumbullën nuk ka kthim në fushë për vitin 2023 dhe se 23-vjeçari do të jetë përsëri plotësisht në dispozicion të Romës vetëm në janarin e vitit 2024. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular