BallinaKryesoreAlibeaj reagon pas prishjes së posterave : Shiriti i zi, si damka...

Alibeaj reagon pas prishjes së posterave : Shiriti i zi, si damka e Non Gratës

Kreu i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ashpër ndaj prishjes së posterave eelektoral nga njerëzit e Sali Berishës.

“Siç shihet qartë në këtë video, nongratat në bashkëpunim me Edi Ramën, kanë ngjitur shpifjen e rradhës në posterat e PD. Është për të ardhur keq që sulmeve të orkestruara ndaj PD i shtohet dhe një adeziv i zi, si damka që kanë regjimi i Ramës dhe fosilet që e mbajnë ende me oksigjen”, thekson Alibeaj.

Fushata që po zhvillon PD-ja e Alibeajt, e cila nuk arriti dot të kandidojë në gjithë vendin për kryetarë bashkie, po shqetëson foltoren e Sali Berishës. Me anë të medias së familjes së tij, Syri, por edhe brigadistët, ai po prish posterat e Partisë Demokratike.

Nën kujdesin e medias së tij familjare, ithtarët e tij kanë vendosur në këto cityligt, një shirit ku duan të mashtrojnë qytetarët për prodhimin e këtyre spoteve politike.

Në fakt kjo përpjekje e dëshpëruar e Saliut dhe ndjekësve të tij gjithnjë e më të paktë, duket qartë që është një përpjekje e dështuar për mashtrim,  pasi në krye të tyre, cityligt e kanë të shkruar sipas udhëzimit të KQZ-së, se janë prodhuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kjo tregon qartë se sa e do Berisha, Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër po fton demokratët të shkojnë në prehrin e Ilir Metës, njeriun e vetëm të prodhuar nga Edi Rama dhe që falë tij PD humbi pushtetin në 2013 dhe solli pikërisht Partinë Socialiste në pushtet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular