Botimi me i ri i shkrimtarit Besnik Mustafaj, “Fajtori”, botim i Onufri, u nderua në Kamza lexon me çmimin “Proza më e mirë”, nje panair libri i organizuar nga Bashkia Kamez
“Miqve te mi qe jetojne ne Kamze, diten e premte, me 5 maj, ne oren 13.00, ne panairin e librit “Kamza lexon” (Sheshi Nene Tereza) paraqitet libri im “Fajtori”. Do te jem edhe une ne bashkebisedim publik me gazetaren e mirenjohur Monika Stafa. Ju pres!” – do te shkruante Besnik Mustafaj.
E ne fakt pjesmarrja ishte e kenaqeshme saqe shkrimtari mbeti i kenaqur ndersa do te shkruante: “Si shkrimtar, bashkëbisedimin me lexues të Kamzës, kryesisht të rinj, do ta kujtoj gjithmonë si një moment shumë të bukur. Dua të falënderoj posaçërisht Tean, e cila ishtë bashkëmoderatore e takimit me të mirënjohurën Monika Stafa. Tea është maturante në gjimnazin e Kamzës. Pyetjet që Tea më bëri rreth triptikut tim “Fajtori” më tregonin se ajo ishte një lexuese fantastike, e kulturuar dhe e pjekur”.
Ndersa dje Mustafaj do te njoftonte dhe çmimin e marre ne kete panair.