Ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali, Tefta Malaj, teksa ka treguar arsyen e vërtetë pse burri i saj vrau vajzën dhe një tjetër shtetas Italian.
Nga shtrati i spitalit Tefta ka treguar se burri e ka ekzekutuar vajzën sepse para dy vitesh ai kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tyre.
“Para dy vitesh ai ka nguacmuar vajzën sesualisht. E ka prekur, ka bërë gjëra. Nuk ishte i dehur, ai tha që donte të vriste veten por nuk ishte aq burrë.
Vajza nuk e donte dhe nuk fliste më me të prej këtij veprim ndaj dhe ky e vrau vajzën. Kjo është e vërteta. Unë dua telefonin se kam regjistruar. Unë do flas pasi të happen kamerat dhe pasi policia italiane të zbardh krimin.”- tha Tefta Malaj.