BallinaKryesoreQytetari: Erion Veliaj po na shemb pallatin me pretekstin se është çarë...

Qytetari: Erion Veliaj po na shemb pallatin me pretekstin se është çarë nga tërmeti! Bejko: Me mua në krye të bashkisë s’do ndodhë një gjë e tillë

Qytetari: Erion Veliaj po na shemb pallatin me pretekstin se është çarë nga tërmeti! Bejko: Me mua në krye të bashkisë s’do ndodhë një gjë e tillë

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko u ndal në një takim me qytetarët në zonën e Kinostudios. Ndërsa u dha programin për Tiranën, Bejko dëgjoi edhe shqetësimet e tyre, ku një prej tyre ishte prishja e banesave nga Erion Veliaj.
Qytetari i tha Bejkos se po ia shembin pallatin me pretekstin se është prishur nga tërmeti. Bejko i premtoi atij se nëse do të zgjidhet kryetar i Bashkisë një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së tij, ndërsa shtoi se prishja ebanesave bëhet për interes të oligarkëve të qeverisë dhe Erion Veliajt.
Qytetari: Ishalla fiton o burrë, se na mbytën na morën frymën. E kanë nxjerrë pallatin për prishje.
Bejko: E kanë bërë sikur është prishur nga tërmeti, sikur ka çarje…
Qytetari: Kur s’ka opozitë e hamë ne
Bejko: Nëse s’ka çarje, bëhet enkas. Si duket i kanë vënë syrin të ndërtojnë ndonjë gjë të veten. Ne nëse do të fitojmë s’do të lejojmë të bëhen gjëra të tilla. Këto janë në shërbim të klientëve të qeverisë, Ramës dhe Erion Velisë. Prandaj i bëjnë këto prishjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular