BallinaKryesoreLulzim Basha: Sali Berisha ka rënë në batakun e Edi Ramës

Lulzim Basha: Sali Berisha ka rënë në batakun e Edi Ramës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar dje pas publikimit të videos së takimit sekret mes tij dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në median “Syri TV” teksa mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Basha akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se ka rënë në batakun e kryeministrit Edi Rama, ndërsa spekulimet dhe montazhet e tij referuar videos së publikuar, ai e cilëson si shembull të humbjes së toruas nga ana e “non gratës” për t’i paraprirë humbjes së thellë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të korrë më 14 maj.

“Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet të pastra, që bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Edi Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës. Kështu që i dashur, Rigels, janë rendë shumë. Kërkojnë alibi për atë që i pret me 14 maj. Pyetja është nese reagimi ju kthen përgjigje apo vetëm ju hap oreksin për të na tërhequr në batakët e shpifjeve që kane 2 vjet që bëjnë. Kjo e dyta na mban të mbërthyer në debatin që ata duan dhe jo atë që na duhet të bëjmë për të nesërmen”, deklaroi ish-kreu i PD, Lulzim Basha për gazetën “SOT”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular