BallinaKronikeDy vëllezër të ekzekutuar brenda një periudhe të shkurtër, Arjan Gosa u...

Dy vëllezër të ekzekutuar brenda një periudhe të shkurtër, Arjan Gosa u vra me një plumb në kokë në sy të të atit. Ndërsa Edmondi…

Arjan Gosa, u ekzekutua pasditen e të dielës në qytetin e Kavajës. Ai po pinte kafen në një lokal në lagjen numër 1 në Kavajë, ku rreth orës 18:30 një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar me një plumb pistolete në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Burime te startnews, bëjnë të ditur se Arjan Gosa, ishte nën shoqërinë e të atit në momentin kur iu bë atentati, ndërsa personi që e ka qëlluar është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se autori e ka ndjekur prej kohësh Arjan Gosën dhe i dinte lëvizjet e tij.

Arjan Gosa, është vëllai i Edmond Gosës, i cili pak javë më parë mbeti i vrarë pas një sherri në Kavajë. Në këtë sherr po ashtu i vrarë mbeti edhe Altin Rexha nga Kukësi. Sherri mes Edmons Gosës dhe Altin Rexhës, nisi për motive banale dhe ofendime.

PISTA E HETIMIT

Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes nga ana e fisit Rexha. Në mars të këtij viti, Edmond Gosa qëlloi disa herë me thikë shtetasin Altin Rexha, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë zjarri duke përfunduar të dy të vdekur.

VRASJA E EDMOND GOSËS DHE ALTIN REXHË

Edmond Gosa dhe Sali Rexha u takuan për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por gjithçka përfundoi në mënyrë tragjike, me vrasjen e të dy personave.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Fillimisht të dy janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike për të shkuar deri te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Të dy viktimat ishin me precedentë të mëparshëm penalë dhe shkak i sherrit që përfundoi me vrasje ishin motive banale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular