Nga Flamur Hoxha
Dje në ish-burgun famëkeq të Spaçit, në përkujtimin dhe nderimin e 50-vjetorit të revoltës historike të të burgosurve dhe martirizimin e heronjve të lirisë Skënder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi e Hajri Pashaj.
Nderim për jetë këtyre dëshmorëve të lirisë dhe gjithë të mbijetuarve e atyre që vuajtën në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste.
Si anëtar i një familjeje të dënuar nga diktatura, i rritur në internime, por edhe si deputet i PD pata nderin të bashkëbisedoj me disa nga ish-te dënuarit, familjarët e tyre, përfaqësues të organizatave dhe fondacioneve të huaja, të cilat po ndihmojnë nxjerrjen në dritë të krimeve e pasojave të diktaturës.
Si shoqëri ende sot na duhet të reflektojmë thellë për ndjesë dhe pendesë në harrese nga çdo anë e Shqipërisë në përditshmëri për çmimin e lirisë dhe vlerat e demokracisë, për të cilat duhet të punojme çdo ditë aty ku jemi.
Nderim përjetë atyre që vuajtën dhe u martirizuan për fjalën e lirë,për Shqipërine demokratike!