BallinaAktualitetKastriot Dervishi: Yjet dhe libri i kuq me letra u hoqën nga...

Kastriot Dervishi: Yjet dhe libri i kuq me letra u hoqën nga mozaiku në vitin 1993, por….

Nga Kastriot Dervishi
Yjet dhe libri i kuq u hoqën nga mozaiku në vitin 1993
Sa e shkurtër është kujtesa. Një veprim të vitit 1993, po e kujtojnë sikur ndodhi në vitin 2023. Praktika e rastit të mozaikut është kjo:
-Me shkresën nr.2447, datë 4.11.1993 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u dërgua në Këshillin e Ministrave projektvendimi “Për heqjen e simboleve të komunizmit nga mozaiku në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë”. Në relacionin e nënshkruar nga ministri Dhimitër Anagnosti, thuhej se në zbatim të ligjit nr.7637, datë 13.11.1992 “Për flamurin, stemën, himnin kombëtar, festën kombëtare dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë”, në ministri ishte organizuar një konsultë me historianë, arkitektë e krijues për ndryshimin e simboleve të mozaikut në fasadën e muzeut në fjalë. Diskutimi kishte konkluduar:
1-Të hiqej ylli nga flamuri kombëtar.
2-Të hiqej ylli i madh nga sfondi i mozaikut si simbol i komunizmit.
3-Të hiqej libri me ngjyrë të kuqe nga dora e punëtorit, se përfaqësonte veprat e Enver Hoxhës.
Punimet do kryheshin nga njëri prej katër autorët e veprën dhe shuma e harxhuar do ishte 280 mijë lekë. Në një fazë tjetër, mendohej të rishikoheshin simbole të ngjashme në Tiranë.
-Mbi këtë bazë, Këshilli i Ministrave mori vendimin nr.554, datë 15.11.1993 “Për heqjen e simboleve të komunizmit nga mozaiku në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë”, i përbërë nga dy nene.
Preventivi u përgatit nga pesë specialistë të Muzeut Historik Kombëtar dhe u miratua nga drejtori Myslim Islami.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular