BallinaOP EDTë përcaktohet qartë axhenda organizative e PD bazuar në aktet statuore

Të përcaktohet qartë axhenda organizative e PD bazuar në aktet statuore

Nga Fatmir Guda

PD ndodhet momentalisht në limitin e fundit kohor të të priturit të një reagimi me përgjegjshmëri nga pjesa e Rithemelimit të përfaqësuar nga Sali Berisha me ftesat e vazhdueshme për bashkëpunim drejtuar asaj me synim bashkimin bazë vlerash të të gjithë demokratëve.
Derëhapja e dorështrirja duke filluar nga ftesa për tu bërë bashkë në një kongres të vetëm në Dhjetor të 2021; për të zgjedhur bashkërisht lidershipin e ri gjatë vitit 2022; për të identifikuar kandidatura të përbashkëta për kryebashkiakë; për t’i përfshirë kandidatët e primareve brenda logos së PD si dhe për të hatuar lista të përbashkëta këshilltarësh, kanë marrë vijimësisht refuzim duke dëshmuar se sllogani “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” nuk ka qënë asgjë më tepër sesa thjesht retorikë dhe demagogji politike e Foltores.
Momentalisht Partia Demokratike nuk bën keq që ende i drejton thirrje pjesës së demokratëve që më 14 Maj u strehuan nën logon e partisë së Ilir Metës, me qëllim që ata pa humbur kohë të tejkalojnë vetveten dhe t’i bashkohen një proçesi riorganizimi me kulmim zgjedhjen e lidershipit të ri të saj, madje do duhet të vijojë t’i mbajë dyert hapur për ta. Por kjo ama nuk do të thotë aspak që të mbetet pafundësisht peng e refuzimeve dhe injorimeve të njëpasnjëshme të tyre dhe ndërkohë të mos nisë proçesin e ringritjes dhe riorganizimit sa më emergjent të saj. Riformatimi i PD si lokomotivë e mendimit opozitar me bosht ideologjik të djathtën e vërtetë dhe orjentim të qartë pro perëndimor është një emergjencë që e kërkojnë jo thjesht votuesit tradicionalë të kësaj force politike, po mbarë shoqëria shqiptarë e cila në mbi 50% të saj është kthyer në abandonuese të klasës së vjetër politike që prodhon veç tranzicion pambarim.
Sigurisht Partia Demokratike ka kohë që përveç agresionit që i është bërë nga brenda dhe jashtë saj prej falangave të “Trekëndëshit të Bermudës” po shfaqet pothuajse inegzistente prej mungesës së lidershipit, pasi që prej momentit kur ajo është drejtuar në mënyrë të komanduar përveç të funksionuarit në kushtet e mbijetesës, në tërësinë e vet ka reflektuar vullnet të deformuar koordinimi dhe kolegjaliteti në vendimmarrje duke arritur deri në përplasje të forta qëndrimesh, që me raste e kanë kaluar cakun e mendimit ndryshe.
Pa u vonuar, por me maturi duhet të përcaktohet qartë axhenda organizative e PD bazuar në aktet statuore, si dhe të bëhet shpalosja e platformave prej secilit kandidat, duke u garantuar respektimi i garës po e po, por edhe i çdo sensibiliteti të mundshëm në dobi të ringritjes e mospërsëritjes së gabimeve të së kaluarës.
Vetëm pasi Partia Demokratike të ketë zgjedhur kryetarin e saj, forumet drejtuese dhe strukturat organizative në çdo degë do të shënjojë rikthimin normal në jetën politike të vendit për të qënë një alternativë politike në të cilën të gjejë veten shumica dërmuese e shqiptarëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular