Mbështetja për të prevalon përballë senatorit të Karolinës së Jugut, Tim Scott dhe guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis.

CNN ka publikuar një sondazh ku Trump është zgjedhja e parë e 53 për qind të votuesve primar republikanë, afërsisht dyfishi i 26 për qind të DeSantis. Por, sondazhi zbulon gjithashtu se votuesit republikanë janë të gatshëm të marrin në konsideratë njërin nga të dy, si dhe disa kandidatë të tjerë.

Sondazhi tregon gjithashtu se shumica e elektoratit tashmë ka përjashtuar disa emra në zgjedhjet paraprake. Gjashtëdhjetë për qind e të anketuarve thonë se nuk do ta mbështesnin Christien në asnjë rrethanë dhe 55 për qind thonë se nuk do të mbështesnin kurrë ish-guvernatorin e Arkansas, Asa Hutchinson ose guvernatorin e New Hampshire, Chris Sununu.