Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ajo shkruan në rrjetet sociale pasi fitoi zgjedhjet lokale Rama ndihet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve.
Ajo thekson se nga vjet çmimi i energhjisë ka rënë dhe teksa të gjithë flasin për diversifikim të portofolit të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi.
“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurtë për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike!
Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës”, shkruan ajo.