Në një reagim në Twitter, Basha tha se halli i Berishs është tjetër, pasi sipas tij ai shpik dhe kërkon armiq për të fshehur dështimin e tij.

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.”, tha Basha.

Cfare tha Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët, ndërsa theksoi se Basha po bën axhendën e shkruar nga kryeministri Edi Rama.

“Çfarë më tremb mo? Çfarë pyet? Po e përdor Rama. Mos bëj shaka. Mos më pyet. Ta pyes Ramën ai. Ai është vegël në duar të Ramës. Bën ça i thotë Rama. Mos më pyesni mua për axhendën e tij. Axhendën e tij e shkruan Rama. Ai axhëndën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëjë…(qesh) Bëri fushatë Basha?