BallinaSportLIVE ERZENI-KORABI/ Emocione, gola dhe VAR-i që anulon një penallti. Mbyllet pjesa...

LIVE ERZENI-KORABI/ Emocione, gola dhe VAR-i që anulon një penallti. Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes (VIDEO)

Erzeni do të presë në shtëpi Korabin dhe kjo është ndeshja e fundit për këtë sezon ku edhe do të përcaktohet skuadra që luan në Superiore dhe ajo që luan në të Parën.

Erzeni do të tentojë të mbetet mes më të mirave pas një sezoni me shumë luhatje, ndërsa nga ana tjetër është Korabi që ka eliminuar Tomorin dhe Flamurtarin dhe tani ka stacionin e fundit.

LIVE ERZENI-KORABI 1-1
3′ Sadiki / 19′ Tabaku

NGJARJET KRYESORE

45’+2’ Mbyllet në barazimin 1-1 pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1’ Kahrimanoviç kroson në zonë për Nonaton, i cili është në kundërkohë dhe nuk arrin të devijojë sferën.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Keko niset në kundërsulm nga e majta dhe harkon në zonë për Jotin i cili po vinte me shpejtësi në zonë. Por futbollisti i dibranëve nuk gjen kontaktin me sferën pa arritur të gjuajë në portë.

41’ Harkim i Peposhit nga e majta, Ademi gjuan me kokë duke dërguar sferën mbi traversën e pertës së dibranëve.

36’ Kombinime të shpejta të shijakasve në krahun e djathtë, Ademi harkon në zonë por Qyrani pret në shtyllën e parë.

32’ Erzeni rimerr kontrollin e manovrës, duke kërkuar që të gjejë përsëri shpejt avantazhin.

23’-25’ Mehmeti rrëzohet në zonë pas një ndërhyrje të Selmanit dhe gjyqtari Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë. Pas protestave të dibranëve, ai shkon të shohë aksionin në VAR dhe anulon vendimin që kishte dhënë në fushë.

19’ GOOOL KORABI! Pasim nga e djathta në zonë për Tabakun, i cili rrotullohet dhe çon sferën në rrjetë pa i dhënë mundësinë Xhikës të ndërhyjë.

12’ Pas golit është skuadra e Korabit që ka marrë iniciativën dhe po tenton më shumë që të rrezikojë.

8’ Alan ndal në mënyrë të parregullt Kekon, i cili po driblonte lojtarët radhazi në mesfushë.

7’ Top në thellësi për Kekon i cili niset drejt portës, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

3’ GOOOL ERZENI! Pas një goditje nga këndi të luajtur shkurt nga Erzeni, Alan harkon për Sadikin i cili me kokë gjuan dhe shënon golin e avantazhit.

1’ Nis takimi në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Xhika, Kriviçiç, Sadiki, Leao, Kadriu, Kahrimanoviç, Mehmeti, Alan, Peposhi, Nonato, Ademi
Trajner. Alfred Deliallisi

KORABI: Qyrani, Selmani, Lala, Paplekaj, Lilaj, Joti, Lila, Tabaku, Kasalla, Beshiraj, Keko
Trajner. Shpend Kumbarçe

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular