BallinaKryesoreGara për kryetarin/Kryesia e PD cakton grupet e punës për të evidentuar...

Gara për kryetarin/Kryesia e PD cakton grupet e punës për të evidentuar anëtarësinë! Kush janë emrat e caktuar sipas qarqeve

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar grupet e punës për të evidentuar anëtarësinë, në kuadër të zgjedhjeve për kryetar që do të mbahen me 29 korrik.

Në njoftimin e PD zyrtare thuhet se Kryesia e mbledhur në datën 15 qershor ka vendosur që grupi i punës në nivel qarku të përbëhet nga anëtarësia e Kryesisë së PD, deputetët e qarkut, anëtarët e këshillit bashkiak të zgjedhur të PD.

Gjithashtu çdo anëtar i grupit asiston me përgjegjshmëri degët ku bën pjesë në përmbushje me sukses të procesit të evidentimit të anëtarësisë.

Në listën e bërë publike shihet se deputetë që votuan kundër zgjedhjeve të 29 korrikut janë deleguar nëpër degë. Gjithashtu në çdo degë është vendosur edhe një deputet ose anëtar Kryesie që votoi pro mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Në Elbasan bëhet fjalë për deputetin Gazment Bardhi, Dashnor Sula dhe Lefter Gështenja. Kujtojmë se këta të fundit votuan kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 29 korrik. Por gjithashtu emri që spikat është edhe i Flutura Açkës.

NR. QARKU/DEGA DELEGUAR NGA KRYESIA
1 BERAT ROLAND BEJKO, BUJAR HOXHAJ
2 DIBER XHEMAL GJUNKSHI, KRESHIK COLLAKU, DHURATA CUPI
3 DURRES ENDRI HASA, ENKELEJD ALIBEAJ, MERITA BAKIU
4 ELBASAN FLUTURA AÇKA, GAZMENT BARDHI, DASHNOR SULA, LEFTER GESHTENJA
5 FIER AGRON KAPLLANAJ, GAZMEND KODUZI, SAJMIR KORESHI
6 KUKES XHEMAL GJUNKSHI
7 KORÇE FITIM ZEKTHI, ERVIS HOXHA, BLEDION NALLBATI
8 GJIROKASTER MYZAFER ELEZI, TAULANT ZENELI, ROLAND BEJKO
9 LEZHE INDRIT SEFA
10 SHKODER XHEMAL BUSHATI, TAULANDA JUPI, HELIDON BUSHATI
11 VLORE ARBI AGALLIU, GENTIAN GABA
12 TIRANA 1, 3, 14 ORJOLA PAMPURI
13 TIRANA 2, 4 KRESHNIK ÇOLLAKU
14 TIRANA 5 TAULANT ZENELI,ROLAND BEJKO, JUELA HAMATI
15 TIRANA 6, 16 GAZMEND KODUZI
16 TIRANA 10, 13, VORE TAULANT ZENELI
17 TIRANA 7, TIRANA 12 ENDRI HASA, JUELA HAMATI
18 TIRANA 8 FITIM ZEKTHI, JONILA GODOLE
19 TIRANA 9, KAMEZ, PASKUQAN ENKELEJD ALIBEAJ
20 TIRANA 11, 15 XHEMAL GJUNKSHI
21 KAVAJE ENDRI HASA
22 RROGOZHINE FITIM ZEKTHI

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular