BallinaSportVIDEO/ Kombëtarja zbarkon në Ishujt Faroe, portieri dhe mbrojtësi nuk udhëtojnë me...

VIDEO/ Kombëtarja zbarkon në Ishujt Faroe, portieri dhe mbrojtësi nuk udhëtojnë me ekipin

Kombëtarja ka mbërritur në Ishujt Faroe dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjes së të martës, për kualifikueset e “Euro 2024”.

Kuqezinjtë e Silvinjos, shkojnë me moralin e lartë në këtë transfertë, pas triumfit 2-0 të arritur mbrëmjen e djeshme ndaj Moldavisë, falë golave të shënuar nga Jasir Asani dhe Bajrami. 

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, zyra e shtypit bën me dije se Simon Simoni dhe Adrian Bajrami nuk kanë udhëtuar me skuadrën. Portieri i është bashkuar Shqipërisë U-21 për miqësoren me Bullgarinë, teksa Bajrami është larguar nga grumbullimi.  

 PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular