Janë publikuar rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila thotë se kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.
“Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatet e maturantëve tanë në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje”, shkruan ministrja.
Linku i rezultateve: