BallinaSportMuçi pas ndeshjes: I lumtur për fitoren, do bëj maksimumin për Shqipërinë

Muçi pas ndeshjes: I lumtur për fitoren, do bëj maksimumin për Shqipërinë

Shqipëria mundi 1-3 Ishujt Faroe, në ndeshjen e vlefshme për kualikueset e Euro 2024. Pas ndeshjes foli për mediat lojtari i kuqezinjve, Ernest Muçi.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, 3 pikë të rëndësishme për rrugëtimin tonë. I lumtur që trajneri më aktivizoi dhe i lumtur që shënova. Do të rikthehem në Poloni, ata e dinë që jemi në “luftë” për vendin e dytë. Ndeshja në shtator do të vendosi shumë. Ndihem shumë mirë, grup i mirë me talent. Jemi të gjithë për një synim. Trajneri ka sjellë një frymë të re, një pasion që na bën të ëndërrojmë akoma më shumë për Europianin. Unë sa herë të futem do të bëj maksimumin” –Tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular