BallinaSport“Nuk ishte e lehtë”, Bajrami: Rëndësi ka që morëm pikët e plota,...

“Nuk ishte e lehtë”, Bajrami: Rëndësi ka që morëm pikët e plota, Shqipëria luan për rezultat pozitiv edhe ndaj Çekisë

Nedim Bajrami ishte një nga më të mirët në fushë ndaj Ishujve Faroe, teksa shënoi një gol në fitoren e Shqipërisë me shifrat 1-3.

“Po, jam shumë i lumtur që shënova edhe sot. Por më rëndësi kanë 3 pikët. Nuk u dorëzuam dhe ia dolëm. Nuk është lehtë të luash këtu, janë një skuadër shumë fizike.

Në pjesën e dytë krijuam shumë raste, shënuam dhe morëm 3 pikët. Kjo ka rëndësi. Ishujt bëjnë shumë presing, rëndësi ka që morëm pikët maksimale.

Çekia? Të përgatitemi shumë mirë. Kemi pushime, kur të kthehemi duhet të japim maksimumin për Kombëtaren. Të marrim fitore ose një pikë për Shqipërinë”, deklaroi Nedim Bajrami.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular