Shqipëria triumfon 1-3 ndaj Ishujve Faroe, duke marrë 3 pikë jetike në garën për një vend në Euro 2024. Pas 90 minutëshit, për mediat u ndal lojtari i kuqezinjve Taulant Seferi.
“Qëllimi ynë ishte të fitonim dy ndeshjet. Ishte një paraqitje e mirë e imja, por mund të bëj më mirë. Më e rëndësishme ishte fitorja. Konkurrenca më pëlqen, por fusha sintetike nuk na la të jepnin më shumë.
Sa i përket shënjestrës, doja të godisja në shtyllën e dytë. Në të ardhmen dua të shënoj. Dhe në shtator dua të kthehemi më të fortë”, përfundoi ai.