BallinaSportVIDEO/ Festë e çmendur në dhomat e zhveshjes. Shqipëria gëzon për vendin...

VIDEO/ Festë e çmendur në dhomat e zhveshjes. Shqipëria gëzon për vendin e dytë në grup

Kombëtarja shqiptare luajti në transfertë përballë Ishujve Faroe në ndeshjen e tretë të fushatës kualifikuese të “EURO 2024”, e vlefshme për Grupin E. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-1, duke arritur suksesin e dytë radhazi, pasi atij me Moldavinë (2-0).
Ndërkaq pamjet që vijnë nga dhomat e zhveshjes janë spektakolare. Menjëherë pas ndeshjes, Jasir Asani, i cili u gradua titullar në duelin e mbrëmjes së sotme, postoi një foto nga festa menjëherë pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes, ku shihen të gjithë futbollistët dhe pjestarë të stafit, duke festuar suksesin.
“Fluturojmë drejt Gjermanisë”, ishte mbishkrimi i Asanit te fotoja.
Nuk mungon as trajneri i Kombëtares, Silvinjo i cili kishte disa fjalë për grupin pas sfidës

“Sonte e meritojmë të  festojmë, per tre pikët, për objektivin e arritur, për ata tifozë që ishin në  dhe për miliona shqiptarët e tjerë që ishin me zemër në fushë me ne!

Edhe trajneri Silvinjo mendon njëlloj dhe ua tha lojtarëve pas ndeshjes: “Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke endërruar”Me një dëshirë dhe një qëllim, drejt “Euro 2024”! – Shkruan FSHF.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular