BallinaRajoniAudiopërgjimet me serbët non-grata të veriut, Kusari-Lila hesht për bisedën me Slavko...

Audiopërgjimet me serbët non-grata të veriut, Kusari-Lila hesht për bisedën me Slavko Simiç

spot_img
spot_img

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e kapur në një përgjim me anëtarin e Listës Serbe, Slavko Simiç, ku dëgjohet tek e pranon se ka biseduar në telefon edhe me kriminelin Milan Radojiçiç, ka refuzuar të përgjigjet rreth publikimit, duke thënë se këtë do ta bëjë më vonë.

Përgjigjet e publikuara nga Nacionale, e nxjerrin Kusari-Lilën në një bashkëpunim me Simiç-in i cili thotë se ajo duhet ta kujtojë që nga fillimi kanë qenë partnerë dhe se Radojiçiç është konstruktiv për Kosovën.

“Unë deklarohem pas orës 14:00, se jam brenda në seancë dhe ka shumë zhurmë”, tha Kusari-Lila për Albanian Post, në përgjigjen e saj të shkurtër.

Incizimet e publikuar janë bërë në qershor të vitit 2022.

Kurse, biseda mes Kusari-Lilës e Slavko Simiç-it ishte bërë në zyrën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Simiç, në bisedë dëgjohet duke i thënë Kusari-Lilës se që nga fillimi kanë pasur raport partnerësh e që këtë shefja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kishte mohuar.

Në bisedë Simiç i thotë Kusari-Lilës, “ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni biseduar rreth 30-40 minuta për gjetjen e ndonjë zgjidhje”, Kusari-Lila i thotë se “dy tre minuta”.

Pas kësaj Simiç thotë se, “një herë kemi biseduar më gjatë, ku kemi folur për energjinë në Veri, a e mban mend. Kemi provuar të gjejmë zgjidhje dhe të ndërtojmë raport partnerësh dhe disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet të ndikoj as Vuçiç”.

Kusari-Lila e pyet se “kush është kryesori Rakiç a po?”, Simiç përgjigjet duke thënë se “Milani është kryesori, po çfarë Rakiç, i cili është vetëm kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë, por kur të vjen puna për të marrë vendime, për këto sende nuk ka nevojë as të më pyes sepse t’i kam shpjeguar kur kemi biseduar”.

Ai shton se, “njeriu nuk e ka merituar aspak tretgmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit, ndërsa shefja e grupit të VV e pyet se “pse po më thua mua?”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular