BallinaSportVIDEO/ Situatë e pazakontë në ndeshjen e Champions-it, ish-futbollisti i Milanit kafshon...

VIDEO/ Situatë e pazakontë në ndeshjen e Champions-it, ish-futbollisti i Milanit kafshon kundërshtarin

Një situatë e pazakontë është regjistruar në duelin e vlefshëm për raundin e parë të Champions-it, mes Slovan Bratislavës dhe kampionëve të Luksemburgut, Hesperange. Protagonist i një ngjarje aspak normale, u bë ish-mesfushori i Milanit, Jurai Kuçka, i cili në minutën 45+6’ u ndëshkua me karton të kuq, teksa kafshoi kundërshtarin.

Sllovaku Kuçka ka kafshuar në trup kundërshtarin e tij, i cili shkoi menjëherë të protestonte te arbitri. Lojtari i ekipit nga Luksemburgu i ka treguar gjyqtarit shenjat e dhëmbëve të mbetura në trupin e tij. Një rast i ngjashëm me atë të Luis Suarez, që kafshoi Xhorxho Kielinin, në duelin Uruguai-Itali. 

Për sa i përket përballjes mes Slovan Bratislavës dhe Hesperange, ajo u mbyll në barazim 1-1, teksa karton i kuq i Kuçkës duket se ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë te kampionët e Sllovakisë, që do e diskutojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit. PANORAMASPORT.AL
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular