Mësohet se nga përplasja e mjeteve Mercedes-Benz, Opel dhe Volkswagen, ku ky i fundit ka përfunduar në kanal, janë plagosur katër persona.
Raportohet se të plagosurit, dy prej të cilëve janë të mitur, respektivisht 2 dhe 10 vjeç, janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dy anët e rrugës, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarje
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.