BallinaKryesoreLuiza Gegën nuk e ndal dot askush, ngre flamurin kuqezi në mes...

Luiza Gegën nuk e ndal dot askush, ngre flamurin kuqezi në mes të Serbisë dhe kualifikohet për në Paris 2024

Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletja shqiptare ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi në disiplinën 3 mijë metra me pengesa.

Medalje e artë dhe super kohë e arritur, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.

Me kohën e dhënë së fundmi në Kampionatin Ballkanik, Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular