BallinaSportKristian Prenga i papërmbajtshëm, 70 sekonda i mjaftojnë për t’u shpallur kampion...

Kristian Prenga i papërmbajtshëm, 70 sekonda i mjaftojnë për t’u shpallur kampion bote në boks

Kristian Prenga zhvilloi në orët e vona të natës ndeshjen e radhës. Një ndeshje përballë kolumbianit Santander Silgado, e vlefshme për titullin kampion në WBA Fedecentro për peshat e rënda.

Boksieri arriti të siguronte fitoren e 14-të në karrierën e tij profesionale. I mjaftuan vetëm 70 sekonda 32-vjeçarit me origjinë nga Mirdita që me një goditje fantastike ta lëshonte kundërshtarin në tokë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale boksieri kuqezi u shpreht shumë i lumtur për këtë fitore.

“Faleminderit Zot për një tjetër fitore dhe që më bekon me njerëz që më lejojnë të sjell më të mirën tek unë. Dhe më inkurajojnë të rivendos limitet e mia në ekstrem. Faleminderit të gjithëve“.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular