BallinaAktualitetVeriu i Italisë goditet nga stuhitë e fuqishme, humbin jetën dy persona!...

Veriu i Italisë goditet nga stuhitë e fuqishme, humbin jetën dy persona! Në disa rajone, alarm i kuq nga i nxehti

spot_img
spot_img

Dy gra humbën jetën dhe një djalë 16-vjeçar u plagos rëndë pasi stuhitë e forta goditën veriun e Italisë gjatë natës, teksa në jugperëndim të vendit, një zjarr i egër në Sicili detyroi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Palermos.

Në kohën kur pjesa më e madhe e Italisë jugore po përballet me një valë të të nxehtit, gjatë natës një stuhi goditi Milanon, ku shembi çatitë dhe shkuli qindra pemë, duke bllokuar rrugët, thyer makinat e parkuara dhe duke ndërprerë transportin mbitokësor të qytetit më të madh financiar italian.

“Gjithçka ndodhi rreth orës 4 ose 5 të mëngjesit, ishte shumë e shkurtër, por shumë intensive, rrëzoi disa pemë”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, një dëshmitar i quajtur Roberto Solfrizzo, 66 vjeç.

Dyert e parqeve publike në qytet u mbyllën dhe njerëzve iu ndalua hyrja në zonat e hapura me pemë për arsye sigurie.

“Kam kaluar 65 vera në jetën time… dhe ajo që po shoh tani nuk është normale, nuk mund ta mohojmë më, ndryshimi i klimës po ndryshon jetën tonë”, tha kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala në rrjetet sociale.

Alarm i kuq për nxehtësinë

Në rajone të tjera të Italisë, vala e vazhdueshme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Jugore ka vazhduar të mbajë kontrollin e saj, duke bërë që 16 qytete italiane të jenë në alarm të kuq të martën për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta.

Ndër këto qytete janë Palermo, kryeqytet i Sicilisë dhe qyteti më i vogël i Katanias. Ditët e fundit, këto zona kanë përjetuar ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji dhe ujë, të cilat zyrtarët vendas ia atribuojnë vapës.

Në pjesë të caktuara të Sicilisë lindore, temperaturat arritën në 47.6 Celsius të hënën, duke iu afruar rekordit më të lartë evropian prej 48.8 Celsius të regjistruar në këtë ishull dy vjet më parë.

Aeroporti i Palermos u mbyll përkohësisht të martën kur një zjarr në afërsi e detyroi atë të pezullojë funksionimin. Megjithatë, më vonë në mëngjes, avionët ishin në gjendje të ngriheshin dhe të uleshin përsëri pasi zjarri u vu nën kontroll.

Autoritetet rajonale thanë se një grua vdiq pasi një ambulancë nuk mundi të arrinte në shtëpinë e saj për shkak të zjarrit.

Fotot në mediat sociale treguan gjithashtu një zjarr që kërcënonte vendin e lashtë arkeologjik të Segesta, në Sicili.

Autoritetet lokale thanë se zjarri u shua dhe vendi u mbyll përkohësisht për të kryer kontrolle për dëme të mundshme./REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular