BallinaKryesore29 korriku/Deklaratë e Gazment Koduzit. në emër të Komisionit Zgjedhor të PD:...

29 korriku/Deklaratë e Gazment Koduzit. në emër të Komisionit Zgjedhor të PD: 9 informacionet për anëtarësinë dhe transperencën e procesit

DEKLARATË E KOMISIONIT ZGJEDHOR TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZ

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike!

Nesër, në datën 29 Korrik 2023, pas një muaji takime me demokratët të kandidatëve, do të kryhet votimi për Kryetarin e Partisë Demokratike.

• Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00.

• Informacionin për qendrat e votimit mund ta gjeni pranë Degëve përkatëse ose online në faqen zyrtare të Partisë Demokratike.
• Është i ftuar të shprehë vullnetin e tij për kryetarin e Partisë, çdo anëtar i Partisë Demokratike
• Votuesi paraqitet përpara Komisionit me mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, apo patentë) dhe ia dorëzon atë për verifikim anëtarit të Komisionit që është caktuar përgjegjës për administrimin e Listës së
Votuesve.

• Nuk lejohet fotografimi apo çdo formë tjetër e dokumentimit të mënyrës së votimit.

• Votimi mbyllet në orarin e përcaktuar, duke u siguruar që në ambientet e QV nuk ka anëtarë që pret për të votuar. Nëse ka ende anëtarë të PD-së që presin të votojnë përtej orarit të caktuar për mbylljen e qendrës së votimit, Kryetari i Komisionit mbledh dokumentet e tyre të identifikimit dhe sigurohet që kushdo që është në rradhë për të votuar të ketë mundësi për të votuar.

• Procesi i Numërimit të votave fillon jo më vonë se 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit.

• Numërimi bëhet në prani të të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe veshguesve te kandidateve dhe është i hapur për mediat dhe për anëtarësinë e interesuar.

• Në përfundim të procesit të Numërimit, Komisioni i Votimit dhe Numërimit, harton procesverbalin e procesit të votimit dhe numërimit.

Edhe njëherë ju bëjmë thirrje demokratëve të marrin pjesë në votim, dhe sigurojmë që asnjë anëtar i Partisë Demokratike nuk do të ngelë pa shprehur vullnetin e tij.
Nesër është një ditë e rëndësishme për demokratët. Partia Demokratike nis ringritjen dhe riorganizimin e saj, për tu kthyer në shpresën dhe alternativën që presin dhe meritojnë shqiptarët.
Ju faleminderit !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular