VIDEO/Skandali në zyrën e Gjicit, Alma Kaci thirret për të dëshmuar para SPAK

0
676

Alma Kaci është thirrur këtë të premte në SPAK për tu pyetur nga BKH dhe Prokuroria e Posaçme. Kjo është hera e parë që Alma pytet pas arrestimit të saj. Më herët ajo ka qënë e thirrur për të deshmuar por nuk ishte në masë sigurie. Dy aparatë celulare i janë sekuestruar nga SPAK Alma Kacit.

Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan. Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.

Video intime e Safet Gjicit me Alma Kaçin u publikua më 16 qershor.  Në disa sekuenca filmike Gjici dhe Kaci kryejnë marrëdhënie seksuale e më pas diskutojnë për një projekt për ndërtimin e qendre për qentë në Bashkinë e Kukësit. Të dy protagonistët u shprehën se janë në një lidhje intime me njeri-tjetrin, por më pas rezultoi se takimi me Gjicin kishte ndodhur vetëm dy herë. Nga ana tjetër Gjici pretendon se nuk ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv me argumentin, se ka mbetur deklarative çështja e projektit, dhe se asnjë procedurë nuk është kryer