BallinaEkonomiNjë ekip i Shoqatës Shqiptare të Bankave kryesuar nga Spiro Brumbulli vizitë...

Një ekip i Shoqatës Shqiptare të Bankave kryesuar nga Spiro Brumbulli vizitë në Maqedoni: Ja çfarë u diskutua

Një ekip i AAB i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Spiro Brumbulli, kreu një vizitë në datat 5 dhe 6 korrik në Maqedoninë e Veriut. Në agjendë ishte takimi me Byronë e Kredisë së Maqedonisë së Veriut (MKB), ku Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar Ekzekutiv i Bordit Drejtues, z. Toni Trajanov së bashku me ekipin e tij shpjeguan dhe ndanë eksperiencën e tyre 10-vjeçare në lidhje me kuadrin ligjor 📔 dhe rregullator, anën organizative, veprimtarinë operacionale, si dhe çështje të evidentuara gjatë kësaj periudhe.
Byroja e Kredisë është ngritur me një ligj të veçantë dhe aksionar i vetëm është Clearing House, ku aksionarë në shumicë janë bankat. AAB vlerësoi modelin e Byrosë së Kredisë ngritur në Maqedoninë e Veriut, me të cilin gjen shumë pika të përbashkëta që duhen konsideruar në projektin për ngritjen e Byrosë së Kredisë në Shqipëri.
Pjesë e vizitës ishte dhe takimi me Shoqatën e Bankave të Maqedonisë
(Macedonian Banking Association – MBA) ku u theksua nevoja e ndarjes së eksperiencave midis dy tregjeve, bashkëpunimit më të mirë teknik
dhe sidomos përfshirjes së nivelit teknik për tematika të ndryshme nëpërmjet komiteteve teknike. Palët shprehën angazhimin për të konkretizuar bashkëpunimin në të ardhmen. 🖊️
Takimet kaluan në një atmosferë shumë miqësore dhe një organizim shumë të mirë.
Faleminderit MKB dhe MBA! 🤝🏻
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular