Lulzim Basha ka mbledhur kolegjin e Kryetarëve pas zgjdhejs në krye të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij Basha ka falendëruar të gjithë për punën e bërë gjatë ditës së djeshme. Basha gjithashtu ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë së PD më datë 30 korrik në orën 20:00. Takimi do të mbahet në zyrat e Partisë Demokratike.
“Mirmbrëma të nderuar anëtarë te Kryesisë! Nesër, datë 30 Korrik 2023, ora 20:00 do të bëhet mbledhja e Kryesisë ne zyrat e PD”, njoftoi dje Basha. Kujtojmë që Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet e ditës së shtunë për kreun e Partisë Demokratike. Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 18 mijë e 52 anëtarë të Partisë Demokratike.
Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD, Jemin Gjana tha në një deklaratë për mediet se në kutitë e votimit janë gjetur 18 mijë e 52 fletë, në të cilat 199 kanë qenë të pavlefshme.
Lulzim Basha ka marrë 16, 196 vota duke shënuar një fitore të thellë ndaj kundërshtarit të tij Gjergj Hani, i cili mori vetëm 1,567 vota.