BallinaKryesore“Do kërkojmë hetim parlamentar për investitorët strategjikë”- Basha takim me drejtuesit e...

“Do kërkojmë hetim parlamentar për investitorët strategjikë”- Basha takim me drejtuesit e qarkut të PD-së në Shkodër: Do riorganizohet çdo degë

Lulzim Basha është takuar me drejtuesit e qarkut të PD-së në Shkodër, sipas tij, me synim riorganizimin dhe forcimin e çdo dege.

Në një postim në Facebook, kreu i PD-së shkruan se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kryesore dhe se do kërkojnë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë.

“Në Shkodër me drejtuesit e këtij Qarku, për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege, të vetëdijshëm për vlerat dhe standartet që na bashkojnë për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët.

Për këtë qëllim, lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona. Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike.

Ne do kërkojmë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar. Askush nuk do të jetë mbi ligjin!”, shkruan Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular