BallinaSportInteresim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Tirana-Beshiktash, klubi bardheblu bën njoftimin e rëndësishëm

Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Tirana-Beshiktash, klubi bardheblu bën njoftimin e rëndësishëm

Tirana luan ditën e nesërme ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës ndaj Beshiktashit, aty ku i duhet të bëjë mrekullinë dhe të përmbysë rezultatin 3-1 të takimit të parë. Interesimi në “Air Albania” pritet të jetë i jashtëzakonshëm nga tifozeria vendase

Për këtë, është vendosur që të hapet edhe kati i dytë i stadiumit “Air Albania”. Në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Batum, tifozeria bardheblu u vendos vetëm në katin e parë dhe nuk ishin shitur të gjitha biletat duke lënë vende të shumta bosh, por duket se këtë herë gjërat janë ndryshe.

Kati i dytë i stadiumit hapet në rastin se janë shitur të gjitha biletat e katit të parë. Kështu, ndaj Beshiktashit pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh. Për kampionatin shqiptar, zakonisht kati i dytë i stadiumit është hapur vetëm kur është luajtur ndeshje derbi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular