BallinaAktualitetPas largimit të Yuri Kim, ikën edhe një tjetër zyrtar i lartë...

Pas largimit të Yuri Kim, ikën edhe një tjetër zyrtar i lartë i ambasadës së SHBA në Tiranë. Merr detyrën e re në Uashington DC

Pas largimit të ambasadores Yuri Kim, një tjetër zyrtar i ambasadës së SHBA në Tiranë është larguar. Bëhet fjalë për të ngarkuarin me punë, Demian Smith, i cili shërbeu për dy vite në vendin tonë

Ekipi i Ambasadës u mblodh për t’i uruar më të mirat Demian dhe familjes së tij ndërsa ai kthehet në Uashington DC për detyrën e tij të radhës.

“Stafi i Ambasadës Amerikane i dha lamtumirën këtë javë Zëvendës Shefit të Misionit/I Ngarkuari me Punë Demian Smith pas dy vitesh shërbimi në Shqipëri. Ekipi i Ambasadës u mblodh për t’i uruar më të mirat Demian dhe familjes së tij ndërsa ai kthehet në Uashington DC për detyrën e tij të radhës. Punonjësit falënderuan Demian për udhëheqjen e tij, mbrojtjen e fortë dhe dhembshurinë që ai tregoi ndaj të gjithëve në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Do të na mungojë ngrohtësia, qëndrimi pozitiv dhe mbi të gjitha kostumi i Yjeve dhe Vijave në 4 Korrik! Gjithë të mirat Zoti Smith”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kujtojmë që më herët Yuri Kim përfundoi misionin e saj në Shqipëri. Pas largimit nga vendi ynë, diplomatja e lartë amerikane mori postin e zëvendësndihmëssekretares për Çështjet Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular