BallinaAktualitetKonfirmohet miqësorja Partizani-Roma, Rama pret Murinjon: Perandori i ri po rikthehet në...

Konfirmohet miqësorja Partizani-Roma, Rama pret Murinjon: Perandori i ri po rikthehet në Tiranë

Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Romës, në një miqësore luksi për “Demat e kuq”, në datën 12 gusht. Lajmi i publikuar ditën e sotme nga “Panorama Sport”, është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Uou! Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Murinjo”, shkruan Edi Rama në postimin që i ka dedikuar miqësores si edhe trajnerit Zhoze Murinjo që nga Tirana ka kujtime të bukura. Sezonin e shkuar, Murinjo arriti të fitonte Ligën e Konferencës në Tiranë me skuadrën e Romës në një përballje me Fejnordin, aty ku verdhekuqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-0.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular