BallinaAktualitetVIDEO/Iu fik ‘Jet Ski-a’ në mes të detit gjatë natës, shpëtohet pas...

VIDEO/Iu fik ‘Jet Ski-a’ në mes të detit gjatë natës, shpëtohet pas 10 orësh i riu. Ja gjendja e tij pasi iu rrezikua jeta (VIDEO)

Policia Kufitare, 10 orë operacion kërkim-shpëtimi, gjatë natës, në det të hapur, për t’i shkuar në ndihmë një 28-vjeçari. Policia i ka shkuar në ndihmë një të riu, të cilit i ishte fikur Jet Ski në mes të detit, gjatë natës, për shkak të një defekti, teksa rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në thellësi

Ishin miqtë e shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, që njoftuan policinë duke thënë se kishin humbur kontaktet me këtë të fundit, pasi rreth orës 20:00, për qëllime turistike, ishte nisur me Jet Ski, nga Porto Palermo drejt Borshit.

Shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, të pajisura me 3 mjete lundruese dhe të asistuara nga peshkatarë të zonës, kanë organizuar punën dhe kanë dalë menjëherë në det të hapur, për të lokalizuar dhe shpëtuar 28-vjeçari

Si rezultat i një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati nga ora 20:00 deri në orën 06:20 të ditës së sotme, në det të hapur, të kryer nga shërbime të specializuara të Policisë, u bë i mundur lokalizimi 2.5 milje në thellësi të detit, dhe nxjerrja në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, e 28-vjeçarit.

Për shkak të një defekti, mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte ky shtetas, gjatë natës, ishte fikur në mes të detit dhe rrymat detare e kishin zhvendosur atë, në drejtim të ishullit të Korfuzit.

Pas shpëtimit, mirënjohës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe profesionale të Policisë, shtetasi K. S. u shpreh: “Falënderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. I falënderoj shërbimet pasi erdhen menjëherë me mjetet lundruese dhe më shpëtuan jetën.”

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular