BallinaKronikePërplasje me armë brenda lokalit në Prishtinë. Raportohet për një viktimë dhe...

Përplasje me armë brenda lokalit në Prishtinë. Raportohet për një viktimë dhe 17 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (4 gusht) në një lokal në qendër të Prishtinës.

Disa persona janë përplasur me njëri-tjetrin brenda ambienteve të lokalit dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Një person ka humbur jetën si pasojë e palagëve të marra, ndërsa 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas shefit të repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, viktima është një 39-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri në bark.

“Nga informacionet që kam nga ekipi kujdestarë i Mjekimit Intensiv, një pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit t’iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha ai për Telegraf.

Nga 17 të plagosurit, 7 persona janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa 10 të tjerë janë lënduar nga copat e xhamave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular