Rëndom shohim në konferenca shtypi dalje duke argumentuar shifra për të justifikuar humbjen dhe akuzuar mazhorancën për rezultatin katastrofik që pësoi opozita në këto zgjedhje. Këto dalje janë si kofini pas të vjelit, sepse Partia Socialiste mori në mënyrë dërrmuese bashkitë në vend madje dhe bastione si; Kamza, Tropoja (në mendjen e asnjërit tek Rithemelimi nuk iu shkonte ndërmend ky rezultat), si dhe Shkodrën bastionin historik antikomunist jo vetëm pas rënies së diktaturës sepse shkodranët kanë ditur të bëjnë opozitë dhe në komunizëm. Pritshmërinë e madhe për fitore e kishte koalicioni “Bashkë Fitojmë” Berisha-Meta të cilët kishin garantuar shqiptarët për një rezultat spektakulor, një fitore të padiskutueshme dhe se liderët kishin garantuar së do të garantonin mosprekjen e votës. Dalja sot në konferenca, recitimi më kot para mbështetësve është thjesht një justifikim. Kur po bëhen 3 muaj nga 14 maji, nuk kemi asnjë reagim siç kishin premtuar Berisha dhe Meta, mungon revolucioni, mungon qëndresa si dhe faktet serioze të pakontestueshme të manipulimit të zgjedhjeve. Deklarojnë së kanë dosje me prova por dhe do iua çojnë ndërkombëtarëve, por as atyre nuk kanë se si të iua çojnë sepse nuk i njeh njeri. Që do të kishin një humbje të sigurt Berisha dhe Meta e dinin, por jo aq katastrofal. Në fakt Ilir Meta u tregua më dinak, më i zgjuar në këtë lëvizje duke mos nxjerrë kandidat ku ia la eksluzivitet Berishës duke i marrë anëtarët e Këshillit Bashkiak. Sondazhet në media i nxirrnin humbës. Në një debat në Top Chanel, Agron Shehaj si përfaqësues i “Bashkë Fitojmë” teksa kontestonte live sondazhin ku dilnin thellë humbës, pohoi se nuk është kjo e vërteta sepse dhe partitë kishin sondazhet e tyre të kundërta. Grida Duma e sfidoi Shehajn duke i thënë se ku më mirë së në një tv kombëtar si Top Chanel mund të bënte publik. Agroni u bllokua, u fik, nuk foli më. Pra partitë i kanë pasur sondazhet, por opozitën e nxirrnin humbëse.
Startnews zotëron përgjigjien e një sondazhi i realizuar nga fondacion i djathtë pranë opozitës si PD edhe pjesës së Rithemelimit, dhe një prej bastioneve e nxirrte të sigurt humbjen e “Bashke Fitojme” dhe fitoren e kandidatit të PS Rakip Suli.
Për arsye mosndikimi nuk e publikuam, por tashmë që pjesa e Rithemelimit po rreket në gjetjen e shkaqeve të humbjes po iu bëjmë publik këtë rezultat i dyti ky i realizuar vetëm pak ditë para datës 14 maj per qellime elektorale jo nxjerre per publikun.
Ja rezultati i sondazhit