BallinaKryesore“Gaz Bardhi me të drejtë firme ngjall pasiguri ”/ Murrizi: Del Korreshi...

“Gaz Bardhi me të drejtë firme ngjall pasiguri ”/ Murrizi: Del Korreshi dhe thotë; unë makinën e parkoj te PD. Pse ça është PD-ja është parkim?

Me tone të forta ish-deputeti Myslym Murrizi ka dhënë opinionin e tij në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar, ku nuk i ka kursyer kritikat.

Ai i bëri thirrje Berishës që të shmangë në zgjedhjet e 2025-ës koalicionin me Ilir Metën e Partisë së Lirisë. Po ashtu ai u shpreh skeptik për faktin se Gazment Bardhi ka të drejtë firme, që sipas tij ngjall pasiguri.

“Do të doja që në mbledhje të diskutonin anëtarëve Këshillit Kombëtar të PD. Jam ndjerë keq. Se di si është ndjerë zoti Noka, kur me firmat e atyre që i kanë kërkuar t’ia japë, i ka shkarkuar vetë. Noka, që është sekretar, ia jep firmën, Bardhit për sekretar, kjo është tallje. Fakti që Bardhi ka të drejtë firme, ngjall pasiguri për PD-në.

Nëse e shihni kështu dhe thoni se çdo gjë po shkon vaj, e keni gabim. Jam dakord me atë çfarë thotë zoti Berisha, por të mos shkojmë ne tek ata, por të vijnë ata tek ne. Del Korreshi dhe thotë; unë makinën e parkoj te PD. Pse ça është PD-ja është parkim? Pse atë duam ne se ku e parkon makinën Gazi,” tha Murrizi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular